Aktualitet

Manastirliu bën njoftimin e rëndësishëm për prindërit: Zgjatet afati për regjistrimin e nxënësve të klasës së I-rë dhe 10-të

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se janë rihapur regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë.

Manastirliu bën të ditur se sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.

Gjithashtu, ajo thotë se afati do të zgjatet edhe për regjistrimin e nxënësve të klasave të 10-ta.

Postimi
Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
 Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit
Klasat I-ra dhe X-ta
Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
 Përmes platformës e-Albania

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button