Aktualitet

Pas rreth 2 orësh, përfundon mbledhja e Asamblesë së Tiranës! Prezantohen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut

Mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka përfunduar pas rreth 2 orësh, ku morën pjesë kryeministri Rama dhe 2 drejtuesit politik të Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që Elisa Spiropali nuk ka qenë prezente për shkak të axhendës së saj.

Në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet, por gjithashtu çdo lloj koordinimi që do të kenë qoftë anëtarët e Asamblesë apo strukturat e tjera të PS-së, do e bashkëndajnë me drejtuesit e qarqeve.

Drejtuesit e qarkut të Tiranës i kanë ndarë detyrat e tyre, si më poshtë:

Elisa Spiropali do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, gjithashtu edhe përsa i përket përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

Ogerta Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë.

Erion Veliaj do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë.

Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal sidomos i të rinjve në terren, por gjithashtu edhe të ketë prurje të reja në PS. Për ato struktura që janë brenda PS-së është kërkuar që të intensifikojnë takimet në terren me qytetarët, duke u koordinuar me drejtuesit e qarqeve.

Mbledhja e sotme ishte një formë prezantimi për të gjitha pikëpamjet dhe strukturat e PS si dhe objektivat e Ramës për Tiranën, ku kryeministri kërkon një fitore më të madhe dhe se ajo e 2021-shit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button