Sulmohet godina e Bashkisë së Tiranës, i vihet flaka perdes së ministrit Lleshaj dhe pemës së Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”

Pas protestave të dhunshme te Kryeministria, protestuesit pas rreth një ore janë larguar prej aty, duke u zhvendosur para ministrisë së Brendshme. Disa kanë vijuar protestën në sheshin “Skënderbej”, ku edhe aty kanë dëmtuar pemën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, duke i vënë flakën.
Një pjesë e protestuesve të cilët janë rikthyer sërish te Ministria e Brendshme, kanë nisur të thyejnë çdo xham dhe objekt tjetër rreth saj.
Disa prej tyre hapin një nga dritaret e ministrisë, teksa i vunë flakën jërës prej perdeve të zyrës ku qëndron ministri Sandër Lleshaj.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndare turmën e protestuesve.
Disa protestues para se të mbërrinin te ministria e Rendit kanë qëlluar makinat e policisë, duke i thyer xhamat dy prej tyre.
Ato kanë qenë të parkuar në Bulevard.
Policët kanë larguar me shpejtësi dy prej tyre, ndërsa një makinë tjetër është sulmuar më shumë pasi në atë momente brenda nuk kishte asnjë polic. Disa protestues kanë ndërhyrë, duke e ndalur sulmin ndaj makinave dhe kanë lejuar policin që ta largohet.
Ndërkohë, pas përplasjeve të ministria e Brendshme, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellën.
Më pas protestuesit janë larguar nga ministria e Brendshme dhe kanë sulmuar edhe godinën e Bashkisë së Tiranës. Më tej ata i janë drejtuar godinës së drejtorisë së Policisë së Tiranës.




