Aktualitet

Yuri Kim ndan postimin e Blinken: Negociatat për Shqipërinë të fillojnë pa vonesë

Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë postimin e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken i cili kërkon që të nisin sa më parë negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian.

“Ne theksojmë se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë”, thuhej në deklaratën e Blinken.

Kim shkruan se, pranimi në BE është një përparësi për të gjithë Ballkanin pasi ndihmon në kosolidimin e institucioneve demokratike dhe në mbrotjen e të drejtave themelore.

Postimi i Yuri Kim:

SHBA dhe Bashkimi Europian pajtohen që rajoni i BB i përket BE -së dhe negociatat e pranimit Shqipëri, Maqedoni e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button