Vetëm Tirja mbetet në burg, Apeli liron dy infermieret e tjera të akuzuara për skandalin e “Shefqet Ndroqit”

Gjykata e Apelit liron nga burgu dy infermieret e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sheqerie Koci dhe Mira Bushi, të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Allderivishit. Për Sheqerie Koci dhe Mira Bushi prokuroria e Apelit ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje
Pas arrestimit të Tire Allderivishit, më 8 shkurt u arrestuan edhe 3 infermiere e 1 sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat dyshoheshin se kishin bashkëpunuar me Tiren. Sheqerije Koçi, Mira Bushi, Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha e spitalit “Shefqet Ndroqi” u arrestuan pasi akuzoheshin se në spitalin ‘’Shefqet Ndroqi’’, përfitonin shuma parash në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19 dhe familjarëve të tyre.
Ndërkohë që disa ditë më parë Gjykata e Apelit ka liruar infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukie Hoxha. Tire Alldervishi, u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 milionë lekë të vjetra.
.




