Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

Është përkeqësuar situata e motit në vendin tonë. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja paralajmëroi në “Dita Jonë” se një stuhi e fuqishme ciklonare po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe afatshkurta. Sipas saj dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa priten rrebeshe dhe borë e dendur në vend.
“Dita e sotme ka nisur me reshje veriu pritet të ketë rrebeshe gjatë mëngjesit, në mesditë e vijim reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Një stuhi e fuqishme ciklonare mbetet në Italinë jugore dhe në Adriatik. Stuhia ciklonare i afrohet brigjeve shqiptare, por vetëm kaq, duke bërë që të forcohet era në hapësirat detare dhe territor. Presim sot erë të fortë juglindore dhe lindore. Kjo erë e fortë mban stuhi të fuqishme ciklonare. Rrebeshe afatshkurtra kemi në skajin jugor dhe verior sot, më të pakta në qendër dhe për disa ditë me radhë”.
Meterorologia e A2 CNN njoftoi se dëbora do të zbresë në 800 metra lartësi nga niveli i detit dhe do të jetë disa centimetra.




