Aktualitet

Vrasja e të riut në Shkodër, flet babai i viktimës: Është rritur pa bukë! S’jemi në dijeni të ndonjë konflikti

Shkodra u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Dragoç. Viktima 33-vjeçari Ramazan Mataj u gjet i pajetë brenda makinës nga banorët e zonës.

Ne deklaratën e parë për policinë, babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, u shpreh Mataj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button