Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg, Meta mesazh me audio nga qelia: Ecim më shpejt drejt Strasburgut

President i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rekursin e tij, duke e quajtur këtë gjykatë të papajtueshme me ligjin.

Në një mesazh të dërguar nga burgu, Meta ka deklaruar se do të çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut dhe se do të fitojnë siç kanë fituar më parë në Komisionin e Venecia.

Meta theksoi se 2 marsi është një datë e rëndësishme për mbrojtjen e Kushtetutës, tha se shqiptarët duhet ta rrëzojnë regjimin në Lanë. Ai ka ftuar shqiptarët të regjistrohen në zgjedhje dhe të angazhohen për ndryshim.

Ilir Meta: Gjykata e Lartë nuk ekziston, që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Do fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. Mos harroni se 2 marsi po vjen, i mitingut kombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, ku u ç’montua Rama-reforma.

Prapësuam dhe hodhëm në Lanë edhe ligjin për betimet tek Lana. Ju bëj thirrje shqiptarëve patriotë, kudo që janë të gjithë drejt 11 majit. Bashkëatdhetarët tanë të regjistrohen në zgjedhje, të hedhim narko-regjimin tek Lana.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button