Aktualitet

Kurti nuk bën dot qeverinë, “rekordin” e votave për qeverinë e tij e mban Hashim Thaçi

Nga 120 deputetë që ka gjithsej Kuvendi i Kosovës, duhen votat e të paktën 61 prej tyre formimin e qeverisë.

Dhe duket se rekordin për votat e siguruara më së shumti për qeverinë që prej vitit 2008, kur u shpall dhe pavarësia e Kosovës, vazhdon ta mbajë qeveria e parë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, e votuar janarin e atij viti.

Ekzekutivi i atëhershëm mori 85 vota, kundrejt 22 që ishin kundër e 4 abstenime. Asnjë qeverie tjetër nuk e mbrriti më këtë nivel pranimi. As vetë qeveria Thaci 2, në detyrë nga shkurti 2011 deri në maj 2014, për të cilën, siç vëren REL, votuan pro 65 deputetë, e 1 kundërshtoi ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Vetë qeveria jetëshkurtër Kurti 1, që zgjati vetëm nga shkurti 2020 deri në mars të atij viti siguroi 66 vota pro e 10 abstenime, ndërsa qeveria Kurti 2 e periudhës së viteve 2021-2025, u miratua me 67 vota pro dhe 30 kundër.

E ndërkohë kur në Prishtinë po mbretëron amullia, autoritetet ndërkombëtare kanë vazhduar të insistojnë nga klasa politike që ta krijojë sa më parë qeverinë e re. Në mesin e tyre, ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, thotë se Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme.

“Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar ekzekutrivin, tha Rohde për mediat lokale, duke shtuar se në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, “ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button