Aktualitet

“Bufi i Partisë së Punës”, Rama shpërthen ndaj akuzave: Sikur gjyshin ua kam pushkatuar unë me Ulsiun

Kryesocialisti Edi Rama në takimi me gratë e qarkut Lezhë ka folur dhe për ata votues të pavendosur, të cilët thonë tha Rama se kanë pasur gjyshin të pushkatuar.

Rama bëri dhe një batutë me këtë gjë, ku tha se gjyshin nuk ia ka pushkatuar ai me Manjën. Më tej Rama tha se gjyshi rrotullohet në varr kur shikon nipin të votojë opozitën.

“Më çmendin kur thonë si t’ia bëj se e kam pasur gjyshin të pushkatuar. Sikur ia kam pushkatuar unë bashkë me Ulsiun gjyshin. Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës. Gjyshi i shkretë rrotullohet në barr kur sheh nipin të votojë kënetën”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri dhe njëherë thirrje për mbledhjen e votave, ku tha se duhet të organizohet komploti më i madh i bërë ndonjëherë ndaj burrave.

“Ju që keni ardhur këtu mos iu ndani rrethit familjar, kunatave sidomos se janë më të rrezikshmet. Duhet të organizoni komplotin më të madh që u është bërë burrave në këtë vend. T’u marrim kalanë nga brenda dhe kalaja merret vetëm me gratë”, u shpreh kryeministri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button