Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë nis sistem të ri për takimet e vizave më 30 maj 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të kalojë në një sistem të ri për menaxhimin e takimeve për vizat, duke filluar nga data 30 maj 2025. Përmes këtij shërbimi të përmirësuar, aplikantët për vizë do të kenë mundësi të marrin informacion të detajuar mbi procesin e aplikimit, të paguajnë tarifat përkatëse, të caktojnë apo të ndryshojnë datat e intervistave dhe të përfitojnë nga shërbimet për dorëzimin e dokumenteve.

Për të mundësuar kalimin në sistemin e ri, nga data 19 deri më 29 maj 2025, nuk do të jetë e mundur të gjenerohen fletëpagesa apo të bëhen ndryshime në oraret e takimeve.

Ambasada njofton se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë planifikuar para datës 19 maj do të mbeten të vlefshme edhe pas kalimit në sistemin e ri. Aplikantët janë të lutur të respektojnë datat dhe oraret e caktuara për intervistat.

Ky sistem i ri synon të rrisë efikasitetin dhe transparencën në shërbimet konsullore për të gjithë qytetarët shqiptarë që aplikojnë për vizë në SHBA.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button