Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit njoftim të rëndësishëm për rrugët që bllokohen

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët sa i përket, datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.

Duke qenë se në kryeqytet do të zbarkojnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian, masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë dhe një numër i madh rrugësh do të jenë të bllokuara.

TIA sqaron se aksesi në aeroport do të sigurohet përmes rrugëve dytësore dhe jo autostradës Tiranë-Durrës.

“Gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të lehtësuar qarkullimin drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, do të jenë të aksesueshme rrugët dytësore të autostradës Tiranë – Qafë Kashar – Rinas si dhe Unaza Veriore. Po ashtu, do të mbeten funksionale degëzimet Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias – Rinas”, njofton TIA.

Po ashtu udhëtarët këshillohen të përdorin këto akse alternative për të shmangur trafikun dhe për të siguruar një mbërritje më të shpejtë në aeroport.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button