Lëvizje në Policinë e Tiranës! Ndryshohen drejtuesit te Krimet, Rrugorja dhe trafiku urban

Së fundmi pas përfundimit të zgjedhjeve janë bërë transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa shefa krimesh janë ndryshuar, por jo vetëm.
Shefi i krimeve i komisariatit nr.5 është transferuar në Vorë, ndërsa shefi i krimeve të Vorës është transferuar te komisariati nr.5. Edhe shefi i krimeve në komisariatin nr.1 është ndryshuar, ku ai që mbante këtë post është transferuar te komisariati i policisë rrugore të Tiranës te sektori i aksidenteve.
Ndryshime të shumta ka pasur në policinë rrugore të Tiranës ku rreth 20 efektivë të linjave dhe trafikut janë transferuar, po ashtu edhe 4 komandatë te trafikut dhe linjave, mes tyre edhe shefi i trafikut urban në Tiranë, Jetnor Shira, ku në vend të tij është emëruar Megian Ademaj.
Po ashtu në policinë rrugore të Tiranës janë transferuar disa oficerë të policisë gjyqësore (OPGJ).




