Aktualitet

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari që mori me forcë dhe dhunoi një shtetas në automjet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. R. (P.), 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për marrjen me forcë dhe dhunimin e një 40-vjeçari.

Ngjarja ndodhi kur 34-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij një shtetas tjetër, të cilin më pas e ka goditur me grushte.

Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video Player

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button