Aktualitet

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

Kryeministri Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

“Objektivi është tejet ambicioz. Ne i kemi bërë gjërat e duhura dhe komisioni është përgjigjur me ritmin e duhur, për të arritur deri në fund të vitit 2027 për të mbyllur procesin. Të gjitha gjasat janë që në vjeshtë do t’i hapim të tërë kapitujt, që është rekord në historinë e procesit të integrimit. Por një gjë është t’i hapësh, një gjë tjetër t’i mbyllësh, pasi duhet të kesh përmbushur detyrimet”, tha Rama në një takim me kryetarët e bashkive.

“Anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Kemi kaluar nga faza kur dëshironim të afroheshim me BE në fazën që e kemi derën hapur dhe duhet të provojmë që jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi edukuar mirë, për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, shtoi kryeministri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button