Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate,Ndryshime dhe ne komisiariatit Nr 7 Vorë

Burime konfidenciale bëjnë me dije për një seri emërimesh të reja në strukturat e Policisë së Shtetit, kryesisht në Tiranë dhe disa qarqe të tjera. Lëvizjet synojnë përforcimin e drejtimit në komisariate të rëndësishme, si dhe riorganizimin e zinxhirit komandues.

Këto janë emërimet e reja:

Idriz Daulle, më parë zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini, i cili mbante detyrën e Shefit të Komisariatit nr. 5, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, më parë Shef i Komisariatit Kukës, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, i cili më parë drejtonte Komisariatin nr. 4, është ngritur në detyrë si Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë.

Robert Losha është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

Këto lëvizje pritet të reflektojnë në rritjen e performancës dhe forcimin e kontrollit në territor, në një kohë kur policia është përfshirë në disa operacione të rëndësishme në shkallë vendi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button