Aktualitet
Ngjarje e rëndë në Himarë, ndërron jetë një 23-vjeçare holandeze, plagoset një franceze

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjiri i Filikur” në Himarë.
Policia bën të ditur se dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.




