Aktualitet

Sarandë/ Sherr turistësh në Ksamil, amerikani konfliktohet me 30-vjeçaren austriake, të panjohura shkaqet

Sarandë Një sherr turistësh ka ndodhur në plazhin e shumëfrekuentuar të Ksamilit në Sarandë, ku protagonistë kanë qenë dy turistë.

Konflikti ka ndodhur dje (23 korrik) mes një të riu 36-vjeçar, banues në Amerikë dhe një pushueseje banuese në Austri, 30-vjeçare. Shkaqet reale janë ende të panjohura, por Policia vendore bëri me dije se ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe hetimet po i ndjek prokuroria.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit Y. U., 30 vjeçe, banuese në Austri, pasi ditën e djeshme, në një plazh në Ksamil, është konfliktuar për motive të dobëta me L. H., 36 vjeç, banues në SHBA”, bëri me dije policia vendore për rrethanat paraprake.

Po ashtu janë referuar materiale për hetim edhe ndaj L. B., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 23 korrik, në lagjen nr. 1 Sarandë, në një objekt në ndërtim, është konstatuar nga punonjësit e Bashkisë “duke kryer punime dhe shkaktuar zhurma, jashtë fashës së orareve të përcaktuara nga Bashkia”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button