Aktualitet

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka. Ngrihen dronët Bayraktar!

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të përballuar vatrat aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar fluturime monitoruese mbi 18 vatra aktive për të vlerësuar nivelin e riskut dhe për të koordinuar më mirë ndërhyrjen nga toka dhe ajri.

“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët tanë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, shkruan Vengu.

Delvina mbetet vatra më problematike, ku tre fshatra, Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, janë evakuuar për shkak të përhapjes së flakëve dhe erës së fortë që ka favorizuar zjarrin. Deri më tani raportohen disa banesa të djegura, dëme në bagëti dhe në sipërfaqe të mëdha me pemëtari. Vatra ka krijuar një vijë zjarri mbi 10 kilometra të gjatë, duke e bërë ndërhyrjen jashtëzakonisht të vështirë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button