Aktualitet

Rrahu mjekun teksa ishte në krye të detyrës, ç’i ndodhi 24-vjeçarit nga Tirana? Vjen njoftimi

Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga një 24-vjeçar pasi goditi një mjek në krye të detyrës. Po ashtu, në njoftimin e Policisë së Tiranës, thuhet se në 24 orët e fundit janë arrestuar dhe 5 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, thuhet në njoftimin e Policisë Tiranë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. V., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. S., 20 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin A. Gj., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : S. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l ; E. F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button