Aktualitet

Foto me cigare në ambient të mbyllur, ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin nga detyra

Ministrja e brendshme Albana Koçiu e nis detyrën me “dorë të hekurt” që në ditët e para të emërimit në pozicionin e ri.

Një prej vendimeve të saj pak ditë pas betimit në presidencë ka qenë propozimi që i ka bërë qeverisë për të shkarkuar nga detyra zv.ministrin Andi Mahila.

Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit.

Mahila, i cili mbante këtë detyrë prej vitesh, është fotografuar duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur në kundërshtim me ligjin.

Qytetari e ka denoncuar rastin te ministrja e Brendshme Albana Koçiu. Pas shqyrtimit të rastit, ministrja ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra.

Andi Mahila mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021.

Pas shkarkimit nga qeveria, ministrja Koçiu ka njoftuar edhe qytetarin që kishte denoncuar rastin, për vendimin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button