Aktualitet

Ekzekutoi të bijën para të gjithë familjes e më pas veten, Këta janë babë e bijë që u vranë një natë më parë në Prizren

KOSOVË– Janë publikuar fotot e babë e bijë që u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri një natë më parë në Prizren. Personat që shihni në foto janë pikërisht dy viktimat, polici që kishte 20 vite i angazhuar në këto struktura, me të bijën.

Mediat lokale shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në prani të të gjithë familjarëve të tjerë dhe se personi që ka lajmëruar policinë ka qenë djali i policit të ndjerë 52 vjeç dhe vëllai i viktimës tjetër, vajzës 21 vjeçe.

Ai ka dalë duke vrapuar nga banea për të lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur, rrethanat e të cilës janë ende mister. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë  Prizren në lagjen “Edit Durham”. Personi me incialet S.M. nga Prizreni, 52 vjeç, dyshohet se pikërisht me armën e shërbimit ka vrarë vajzën e tij, 21 vjeçe, e më pas veten.

Sot familja ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që pritet përfundimi i hetimeve për të zbardhur shkaqet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button