Aktualitet

Dallëndyshe Bici ikën nga IKMT, ja kush e zëvendëson

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, një vendim që vjen ndërsa në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Bici ishte riemëruar në këtë detyrë në korrik të 2022-ës, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore. Në vendin e saj është emëruar Adriatik Kupi, i cili më parë ka shërbyer si administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më pas si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button