Imami i xhamis Vorë dhe teologu Vladimir Kera ka dalë me një reagim publik të fortë në lidhje me çështjen e trajtimeve hormonale për fëmijët dhe të miturit nën moshën 14-vjeçare.

Imam
Vladimir Kera ka dalë me një reagim publik të fortë në lidhje me çështjen e trajtimeve hormonale për fëmijët dhe të miturit nën moshën 14-vjeçare.
Në postimin e tij ai rendit qartë pozicionin e tij:
- KUNDËR LEJIMIT të trajtimeve hormonale për fëmijët nën 14 vjeç.
- KUNDËR FINANCIMIT PUBLIK të këtyre trajtimeve në QSUT me taksat e qytetarëve shqiptarë.
- MBROJTJE E TRADITËS, KULTURËS DHE VLERAVE FAMILJARE SHQIPTARE, të cilat po vihen nën presion.
- KËRKESË PËR KONSULTIM PUBLIK dhe debat të gjerë moral, social e shkencor përpara çdo vendimi.
Imami thekson se në emër të përgjegjësisë morale dhe familjare, nuk mund të lejohet që fëmijët të bëhen objekt eksperimentesh ideologjike apo mjekësore. Ndërhyrjet hormonale në moshë kaq të hershme, sipas tij, mund të shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në zhvillimin fizik, psikologjik dhe emocional të fëmijës.
“Njeriu nuk është thjesht një qenie biologjike apo objekt eksperimentesh ideologjike. Trupi, natyra dhe identiteti i dhënë nga Zoti duhet respektuar.”
Kera apelon që çdo vendim i tillë të kalojë nëpër një debat të thellë shoqëror, etik, mjekësor dhe kulturor, pa u imponuar nga presione të huaja ideologjike.
Ai rikujton se familja shqiptare ka një histori të fortë morale dhe sociale, dhe se politika publike nuk duhet të ndërhyjë në edukimin dhe shëndetin e brezit të ri pa transparencë të plotë dhe pa respektuar bindjet e shumicës së qytetarëve.
Në përfundim, Imam Kera vë në dukje se në një kohë kur shumë familje shqiptare përballen me varfëri, emigracion dhe kriza sociale, përdorimi i fondeve publike për procedura kaq kontroverse tregon një prioritet të gabuar.




