Vora News
Protestuesit mblidhen sërish në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, i përgjigjen Ramës: Nuk ka dialog

Po mbahet dhe këtë të martë në Tiranë protesta e thirrur nga aktivistë dhe ambientalistë që janë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Të mbledhur në Sheshin Skënderbej, protestuesit nisën të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e planit për të ndërtuar një resort në Zvërnec.
Në mesin e thirrjeve për heqjen dorë nga investimi, disa protestues i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup përfaqësues prej tyre. “Nuk ka dialog” është përgjigjia në kor e disa prej të pranishmëve në tubim.



