Vora News

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

Teksa protesta për Zvërnecin po vijon para Kryeministrisë, një nga protestuesit ka njoftuar organizimin e dy tubimeve të tjera gjatë ditës së nesërme. 

Duke iu drejtuar të pranishmëve dhe mediave, ajo tha se protesta e parë do të zhvillohet në Vlorë në orën 11:00, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:00, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. 

“Jemi një grup i vetëm që kemi një kërkesë shumë të thjeshtë: “Rama ik’ . Shqipëria është e e shqiptarëve jo e pushtetarëve” tha ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button