Aktualitet
Denaj: Fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, ja si do t’i marrin!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha sot në një konferencë për gazetarët se, pensionistëve do t’u shpërndahet shpërblimi menjëherë. Ajo shprehet se, pensionistëve do t’u shkojnë lekët në shtëpi, përmes postës.
“Shpërndarja do fillojë menjëherë, por nëse ka vështirësi që lidhen me pandeminë do ju shkojë në shtëpi përmes Postës Shqiptare.”-tha Denaj.
Pensionistët shqiptarë do të marrin 50 mijë lekë të vjetër shpërblim. Kryeministri, Edi Rama tha një ditë më parë se, pavarësisht pengesave dhe vështirësive nga tërmeti dhe pandemia, nuk i la këtë fundvit pa shpërblim pensionistët dhe se janë vendosur 34 milionë dollarë për ta.




