Aktualitet

Ruhej nga 15 policë, ekzekutohet në tualetin e hotelit luksoz ish-guvernatori

Ekzekutohet në Meksinë ish-guvernatori. Aristoteles Sandoval ishte duke darkuar me katër persona të tjerë kur rreth mesditës së premte, ai u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet. Në tualet ai është qëlluar pas shpine më armë tha prokurori i përgjithshëm i shtetit, Gerardo Octavio Solís.

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e ngjarjes Sandoval mbeti fillimisht i plagosur.

Kur truprojat e tij u përpoqën ta merrnin nga restoranti dhe ta nisnin në spital, ata u bllokuan nga shumë njerëz të armatosur në rrugë jashtë, të cilët hapën sërish zjarr, duke plagosur rëndë një nga truprojat.

Më pas ish-guvernatori ndërroi jetë në një spital.

Sandoval ruhej nga  15 truproje policie, por vetëm dy prej tyre ishin me të gjatë sulmit.

Sipas Solis, stafi në restorant pastroi skenën e krimit, duke fshirë gjakun dhe gëzhojat e plumbave dhe duke fshirë videon e sulmit.

“Nuk ka të dhëna, ata praktikisht e pastruan vendin të pastër”, tha Solis për Televisa. Ai tha se tetë deri në 10 të dyshuar ishin të përfshirë në sulm, por nuk tregoi se kush ishte përgjegjës.

Andrés Manuel López Obrador, presidenti meksikan, ofroi ngushëllime dhe u zotua të kapte dhe të çonte para drejtësisë autorët e krimit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button