Aktualitet

Më ofenduan dhe qëllova”, vrau dy motrat në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Isha i lidhur me Zhanetën

Detaje të reja nga vrasja e dy motrave në zonën e “Astirit” që tronditi dje Tiranën. Kristina Bardhi, 53 vjeç dhe Zhaneta Metanit, 45 vjeç u vranë dje me automatik nga 59-vjeçari Përparim Ademi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe vazhdimi i lidhjes me një prej motrave duket se ka qenë motivi i krimit të dyfishtë.

Policia në vendngjarje gjeti 26 gëzhoja kallashnikovi, armë me të cilën autori kreu vrasjen. Pas krimit autori e la armën në apartament me karikator të zbrazur dhe u largua më këmbë. Dy orë nga ngjarja ai u kap pranë shkollës Vasil Shanto në Tiranë.

“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button