Aktualitet

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë, mund të votojnë në zgjedhjet e prillit, ja dy alternativat që duhet të ndjekin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me dy variante për votën e emigrantëve, ku i pari parashikon përdorimin e faqes së internetit E-Albania. Sipas këtij varianti, çdo shtetas që jeton jashtë Shqipërisë duhet të regjistrojë adresën e përhershme në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe të deklarojë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit.

Për zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, KQZ do të mundësojë shërbimin online për të paraqitur kërkesën për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve që votojnë. “Për shkak të pamundësisë kohore, dhe kapaciteteve teknike të kufizuara, vlerësohet që ky shërbim për këto zgjedhje të ofrohet nëpërmjet infrastrukturës E-Albania”, thuhet në dokumentin e KQZ.Për këtë model, KQZ është bazuar në vendet si Austria, Bosnje Hercegovina dhe Sllovenia. Ndërsa varianti i dytë parashikon që të ngrihet një sistem i dedikuar për shtetasit shqiptarë, të cilët duhet të bëjnë një kërkesë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë rast, atyre i kërkohet vendbanimi i përhershëm i emigrantëve dhe dokumentet e tjera identifikues si: Pasaportë ose kartën e identitetit shqiptare. Për ti siguruar të gjitha këto të dhëna, KQZ do të bashkëpunojë me ambasadat dhe misionet diplomatike, për të përcjellë mesazhet informuese për procedurën e regjistrimit, rëndësinë e pjesëmarrjes në votim, mënyrën e votimit dhe protokollet teknike për realizimin e procesit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button