Aktualitet

Kërcënoi se do vriste Kryeministrin, arrestohet 45-vjeçari

Është arrestuar personi që kërcënoi në rrjetet sociale se do të vriste Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Policia thotë se bëhet fjalë për një banor të Vevçanit, i cili në rrjetet sociale kishte deklaruar se do të ekzekutonte kreun e Qeverisë.

Ai është 45-vjeçari G.P, teksa për rastin ka nisur një hetim.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ndërsa në bazë të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë gjetur dhe konfiskuar laptop dhe mjete tjera lidhur me veprën.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat”, kanë njoftuar autoritetet

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button