Politikë

Jozefina Topalli shpall “armëpushimin” me Bashën: “Mandatet e mia shkojnë për të djathtën!”

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, tashmë kryetare e “Lëvizja për Ndryshim” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje Skype në emisionin Opinion, ku ka folur për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 Prillit.Ndonëse u shpreh se është kundër 3 liderve të partive të mëdha, Topalli tregoi se mandatet e saj do të shkojnë për të djathtën për të rrëzuar Ramën.

“Votat e elektoratit të djathtë do i kthehen të djathtës, duke iu shtuar mandateve të partisë tjetër, duke hyrë në një proces të ri për një kryeministër të pa korruptuar.  Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që ka Partia Demokratike. Ato mandate do i shkojnë të djathtës për të larguar Edi Ramën, por edhe për të larguar edhe 2 kryetarët e tjerë. Unë e kuptoj që ka nga ata që nuk dëshirojnë që të marrim mandate. Unë jam optimiste sepse ne po përjetojmë një situatë krize, politike dhe ekonomike. Unë po flas për Lëvizjen për ndryshim, që në emrin e saj ka 2 fjalë kyçe, Lëvizje dhe ndryshim. Ai ndryshim i kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë. I jepte fuqi më të mëdhaja kryetarit të Partisë, por jo që t’i shkilte të gjithë të drejtat. Ka një përqindje shumë të madhe të qytetarëve që ndihen të tradhëtuar nga Edi Rama.”, – u shpreh Topalli.

“Unë nuk jam frymë e re, unë jam ndryshe. Nuk jam e korruptuar. Unë nuk kam marrë pjesë në tendera, nuk kam marrë vila. Kam qënë kryetare e Parlamentit dhe si e tillë kam pasur një kompetencë për të moderuar deputët brenda asaj salle. Është imperative në këtë moment për të marrë vendime të forta kundër korrupsionit, për të menaxhuar taksat e shqiptarëve dhe për të pasur një drejtësi më sociale. Atyre i mungon një alternativë. Ne jo vetëm ju japim një alternativë ku shtetin po e lënë shumë qytetarë, buxheti po boshatiset.”, – përfundoi kryetarja e Lëvizja për Ndryshim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button