Politikë
Largim tjetër nga LSI! Këtë herë është ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani

Largim tjetër nga LSI! Këtë herë është ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani i cili ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Lipivani ka vendosur të bashkëngjitet me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Kjo lëvizje vjen pas dy të tjerave që ndodhën në ditët e fundit.
Së fundmi, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, një zë i rëndësishëm brenda radhëve të LSI-së, vendosi t’i bashkohet PS. Nga Berati ku u shfaq krah Blendi Klosit, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente. Edhe ish-ministrit tjetër Lefter Koka, zgjodhi t’i bashkohet PS dhe braktisi LSI-në.




