Aktualitet

Bllokohet hidrovori në Hamallaj, rrezikohet përmbytje

DURRËS– Hidrovori në Hamallaj, i cili është rikonstriktuar së fundmi, pas dëmeve që pati nga tërmeti i 26-nëntorit, është bllokuar. Me bllokimin e këtij hodrovori rrezikohet përmbytja e të gjithë zonës së Hamallajat dhe rreth saj. 

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që ky hidrovor të bllokohet dhe të kanosë të gjithë vendin me përmbytje. Ende nuk dihet nëse është marrë ndodnjë masë për evakuimin e familjaëve që jetojnë aty pranë apo jo. 

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë.

Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button