Rajoni - Bota

Tronditet televizioni grek, shpërthen bomba e vendosur në makinën e gazetarit (FOTO)

Greqi- Bombë makinës së një gazetari në Greqi. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në mbrëmje vonë të së dielës, jashtë studiove televizive të stacionit E në studion e Melissia.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën e gazetarit dhe punonjësit të stacionit “E”, George Sfakianakis, i cili në momentin e shpërthimit po montonte shfaqjen e Menios Fourthiotis “Prova të Drejta”.

Zhurma nga shpërthimi ishte e fortë, megjithatë nuk u raportuan të lënduar. Giorgos Sfakianakis, duke folur për Protothema.gr deklaroi se ndoshta nuk ka qenë ai shënjestra e sulmit, por prezantuesi i emisionit, Menios Fourthiotis.

Gazetari Giorgos Sfakianakis deklaroi edhe në AT Maroussi. Nga kontrolli policia tha se gjeti gota dhe shishe birre të thyera pranë makinës së dëmtuar.

Studiot e “E” janë bashkë-vendosur në të njëjtën ndërtesë me studiot dhe zyrat e televizionit SKAI.

foto galeri
foto galeri

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button