Kërcet” arma në Athinë. Vriten babë e bir shqiptarë, 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Greqi.
Gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në Athinë, në sheshin Agios Sostis, ku 2 persona (bab e bir) kanë mbetur të vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku dyshohet se janë shqiptarë.
Sipas mediave vendase, personat e vrarë janë babë e bir, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.
Sipas raportimeve autorët dyshohet se kanë qëlluar nga brenda një makinë dhe më pas kanë ikur.
Po ashtu raportohet se i plagosur lehtë ka mbetur punonjësi i kafenesë në të cilën ishin futur viktimat.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshje financiare.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të krimit.




