Aktualitet

U arrestuan për shkelje të orës policore, dy të rinjtë dhunojnë efektivët në Berat

Berat- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Beratit. Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi kanë dalë jashtë shtëpisë gjatë orës policore. Por në momentin që policia i ka ndaluar ka patur përplasje fizike.

Sipas policisë bëhet me dije se dy të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë uniformat blu.

Njoftimi i policisë

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat. Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button