Aktualitet

Hapet tuneli 4 tek ‘Shqiponja’, Balluku: Do të ndihmojnë me trafikun deri në përfundimin e këtij aksi

Tiranë- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, këtë të martë ka inspektuar nga afër punimet në ish- Sheshin Shqiponja, ku u hap edhe tuneli 4 në nyjen tek ‘Shqiponja’.

Sot në këtë aks rrugor për të eleminuar trafikun që krijohet prej muajsh është hapur tuneli numër katër i nyjës Shqiponja që do të ndihmojë në eliminimin e trafikut të dendur në këtë aks.

Balluku bën me dije se përmes këtij tuneli do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

U kërkojmë ndjesë qytetarëve për orët që harxhojnë në këtë aks por shumë shpjet brenda dy javësh do të hapim dhe tunelin e katërt për këtë aks. Tunelet provizore do të bëjnë të mundur dhe menaxhimin e trafikut deri në dhjetor të vitit 2021 kur dhe do të përfundojë përfundimisht ky aks dhe secili tunel do të marrë funksionin për të cilin është treguar”, ka theksuar ministrja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button