Vora News

Mali i Zi lehtëson masat nga dita e sotme/ Çfarë duhet të kenë me vete personat që do të kalojnë në kufi?

Mali i Zi- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas rishikimit të masave anti -COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.

Po ashtu, duke filluar që prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa obligim për të paraqitur një test negativ PCR.

Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button