Shëndeti

Vaksina kundër koronavirusit, Manastirliu: Kemi siguruar doza për 800 mijë qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë tha sot se Shqipëria ka siguruar vaksina kundër koronavirusit për 800 mijë qytetarë.

Thënë ndryshe, Manastirliu u shpreh se janë siguruar 1.6 milion doza.

“Brenda Janarit, sipas kontratës që kemi me Pfizer, mbërrijnë mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara, më pas vijojnë sipas kalendarit të përcaktuar. Ndërkohë javën që vjen, presim një njoftim nga COVAX për kohën e mbërritjes së dozave të para. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani vaksinën anticovid për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, ndërkohë që jemi në negociata të tjera për të patur akoma më shumë sasi të vaksinës”, tha Manastirliu.

Po ashtu është bërë i ditur vendimi për masat anitCOVID, bazuar në situatën epidemiologjike në vend.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendim që të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes së popullatës, që do të vijojë të jetë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu do të vijojë të mbetet kufizimi për pezullimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Vendimi tjetër që Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë, është mbi mësimin në universitete, i cili do të jetë online deri në një urdhër të dytë. Në lidhje më fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, ato mbeten të pezulluara deri në datën 1 Shkurt dhe më pas do të kemi një rivlerësim të këtij vendimi”, tha Manastirliu.

E pyetur lidhur me rastin e denoncuar në spitalin COVID2, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

“Çdo denoncim me fakte na jep ne mundësinë për të pastruar dhe larguar këta çibanë nga sistemi ynë shëndetësor. Unë inkurajoj çdo qytetar apo gazetar investigues, që të denoncojnë dhe t’i shkojnë deri në fund indicieve më të vogla. I siguroj se do të kenë mbështetjen tonë të pakursyer. Kushdo që abuzon me qytetarët do të marrë dënimin që meriton. Unë kam ngritur një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë, që do të kryejë një investigim të plotë dhe verifikim të cdo akuze në Covid-2″. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button