Ekonomia

Fermerët kanë afat deri në 25 shkurt të aplikojnë për naftë të lirë, ministrja Ekonomi: Aplikimi do të jetë online

Tiranë- Fermerët shqiptarë  kanë afat deri në 25 shkurt për të aplikuar për të përfituar naftë të lirë.

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi së bashku me kryebashkiakun Erjon Veliaj kanë sqaruar se si mund të përfitojnë fermerët.

Sipas ministres  sasia e naftës do të shpërndahet në bazë të sipërfaqes së tokës dhe kulturave bujqësore që do të mbillen.

“100 litra naftë që do i duhen, 54 litra do i jepen falas, por duhet që të bëjë një rideklarim i të mbjellave që ka bërë në vjeshtë dhe atë që mendon të bëjë në pranverë dhe të nisë aplikimin”, ka thënë ministrja.

Për kryebashkiakun Erjon Veliaj një skemë e  tillë është një mundësi  që fermerët të kthejnë sytë nga toka.

47 mijë fermerë në të gjithë vendin  që tashmë janë të pajisur  me NIPT  mund të përfitojnë naftë të lirë për të mbjellë tokën. Në rast se fermerët nuk e përdorin naftën për të punuar tokën atëherë ata do të përjashtohen nga skemat e mbështetjes deri në 3 vite.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button