Aktualitet

Edi Rama në Facebook: PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar numrin një të opozitës, Lulzim Basha që sipas tij ka dezinformuar publikun me një rast të disa viteve më parë. Basha publikoi një video, e cila në është në fakt një video e hedhur nga Fondacioni ‘Shqiptarët për shqiptarët e Prillit të 2018’, gjë që ka sjellë edhe reagimin e numrit një të qeverisë. 

Protagonisti Agim Qosja shprehet se është ndjerë keq pasi ka parë videon e 3 viteve më parë, pasi tashmë ai nuk është më në atë situatë, duke premtuar se e gjithë ngjarja do të ndiqet edhe në rrugë ligjore.

“Jam ndjerë keq, më kanë kthyer dhimbjen e trishtimin. Nuk ka përse të përdoret videoja ime. Dhe të ma rikujtojnë e ta përdorin për politikë. Si mund të bëhet kryeministër një person që merret me dy jetimë. Do ta ndjek edhe në rrugë ligjore. Nuk është gjendja ime aktuale. Jeta ime ka ndryshuar. Kam gjetur një punë më të mirë dhe më kanë ndihmuar shumë. Nuk dija gjë por më tha një shok,“-tha Qosja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button