Aktualitet

E RËNDË! Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri 12-vjeçarja nga Velipoja

VELIPOJË- Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri një 12-vjeçare në fshatin Baks në Velipojë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:05, ku e mitura e identifikuar si Esmeralda Gjeka, ka qëlluar veten me armën e gjahut të babait të saj. mitura është nisur me urgjencë për në spital por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur atje, pa marrë mjekimin e parë nga bluzat e bardha. Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sesi e mitura kishte rënë në kontakt me armën e zjarrit. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button