Aktualitet

Rreshjet e shiut do të dominojnë në të gjithë territorin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshjet e shiut do të dominojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore dhe qendrore reshjet herë pas herë do jenë me intensitet të mesatar dhe të lartë.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button