Aktualitet

Hiqet ora policore! Kosova lehtëson masat anti-COVID, merret vendimi

Kosovë- Qeveria e Kosovës ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave anti-covid në vend.

Në mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, raporton Gazeta Express.

“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomikë punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjëratave në fakultet, hiqet opsioni online”, u shpreh Baxhaku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button