Opinion

Sondazhi i “Piepoli”: Ja kush do të ishin fituesit nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot

Nëse do të shkohej në kutitë e votimit sot, shqiptarët do t’i jepnin Partisë Socialiste një mandat të tretë.

Mazhoranca aktuale do të dilte forcë e parë politike. 

Në sondazhin e Piepoli në Report Tv, 47-51% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të votonin PS-në nëse do thirreshin sot për të votuar.

Ndërkohë që Partia Demokratike vijon të ketë një rritje, krahasuar me sondazhet e kaluara që ka bërë Instituti i Piepolit, duke marrë sot 33-37% të votave.

Megjithatë, në krahasim me rezultatin e 2017, PD dhe PS kanë rritje, ndërsa LSI ka një rënie drastike të elektoratit të saj. njëjtat kuota vijojnë të kenë edhe PDIU dhe Lëvizja për Ndryshim, respektikivish me 2-4% dhe  1-3%.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button