Aktualitet

Jam lypsi më i gjatë në planet!” Rama: Presim 360 mijë vaksina nga një tjetër shtet mik

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë në pritje të vulës në marrëveshjen me një vend mik për 360 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca.

Rama gjithashtu është shprehur se në fund të marsit pritet që të mbërrijnë dhe 41 mijë dozat e premtuara nga Pfizer.

“U bë bolori për rreth 20 të moshuarish që dihet se kush janë por kjo vjen nga stresi i sasisë që po luftojmë ne. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca që do të hyjë menjëherë në proces, dhe ne do të zbresim shumë shpejt nga 80 + vjeçarët te 60+ vjeçarët. Shumë shpejt jemi dhe në finalizimin e marrëveshjeve të tjera me ne Brenda marsit do të kemi 41 mijë dozat e Pfizerit dhe në prill do të vijojmë me vaksinat e tjera qoftë Pfizer apo AstraZeneca dhe tashmë ajo që na duhet është vula e shteti tjetër mik për 360 mijë dozat e vaksinave AstaZeneca që në nivel të bisedimeve mjekësore është mbyllur duhet vula dhe nëse nuk do të bëhet unë do të tregoj dokumentat, jemi në bisedime me një tjetër vend dhe sot në mëngjes një tjetër vend ka nisur bisedimet. Jam lypsi më i gjatë në planet”, është shprehur ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button