Politikë

Spiropali mesazh Nokës nga Paskuqani: Politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shfrytëzuar një takim me gra të zonës së Paskuqanit, për t’iu përgjigjur deklaratave të bëra nga përfaqësues të PD. Bëhet fajlë për ish-deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili gjatë një takimi elektoral në Kamzë ka kërcënuar se kushdo që tenton të vjedhë votën do u presin gishtat.

Spiropali nuk ia ka kursyer përgjigjen Nokës duke u shprehur se “Politikës që flet me gjuhën e dhunës, politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi!”

STATUSI I PLOTË

Zemra mal nga takimi me gratë fisnike të Paskuqanit.
Politikës që flet me gjuhën e dhunës, politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi!

Më 25 prill fitorja kalon nga Paskuqani. Për gratë, për fëmijët, për njerëzit energjikë të Paskuqanit që mbështesin çdo ndryshim, çdo punë të mirë: Kopshte, shkolla, shërbime, ura, kanalizime, rrugë të munguara në 30 vite.

Më #25Prill politika e marrë fund e rrenave dhe e dhunës përgjigjen do ta marri siç e meritojnë. Paskuqani do të vazhdojë përpara me Edi Ramën për mos t’u kthyer kurrë pas te koha e atyre qe Paskuqanin e përdorën si hambar votash, por kurrë nuk i respektuan, kurrë nuk i ndihmuan.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button