Aktualitet

FOTO NGA VENDNGJARJA/ Aksidenti i tmerrshëm me tre viktima në Tiranë, policia arreston shoferin 27-vjeçar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që drejtonte mjetin që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kodër Kasharit. 27-vjeçari Zija Stefanescu është arrestuar për shkak se ka qenë duke e drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit, në momentin kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese. Ai u dërgua edhe vetë në gjendje të rëndë në spital.

pasojë e aksidentit vdiqën 3 pasagjerët në makinë. Mësohet se viktimat janë: Ismail Sulaj 56 vjeç, Belul Sulaj 53 vjeç (vëllezër me njëri tjetrin), dhe Dashamir Dema 50-vjeç, të cilët kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button