Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Rrogozhinë/ Dy të rinjtë nisen me urgjencë për në spital

Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë! Deri më tani raportohet për dy persona të plagosur, megjithatë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën Sinaballaj, dhe deri më tani është zbardhur vetëm identiteti i një prej të plagosurve. Mësohet se një plumb në këmbë ka marrë 20-vjeçari me iniciale K.LL., nga Kavaja.

Nga informacionet e para është bërë me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Megjithatë nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe përse janë plagosur të rinjtë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button